Vetoja franceze për negociatat, BBC: Reflektohen pasojat në Ballkan

Vetoja europiane ndaj Maqedonisë së Veriut nxit frustrimin e Ballkanit, e titullon BBC artikullin dedikuar hezitimit të Brukselit për çeljen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Refuzimi i BE përcolli një mesazh të zymtë te vendet e tjera të Ballkanit, te Kosova dhe Bosnja, që aspirojnë ta marrin statusin kandidat dhe Serbia e Mali i Zi, të cilat prej shumë vitesh janë në negociata anëtarësimi.

”Vendimi i ka reflektuar që tani pasojat”. Lideri i partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhjet ne Kosovë, ka sugjeruar heqjen ministrisë së integrimit Europian, ndërsa Serbia nënshkruan marrëveshje më unionin ekonomik euroaziatik të dominuar nga Rusia, pa u shqetësuar nga ndikimet që kjo mund të ketë.

Moska, kujton BBC, foli për mundësinë e ftesës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union, sugjerim që u refuzua nga Zaev. Prestigjiozja britanik ndalet kryesisht te rasti i Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kryeministri Zoran Zaev u la me frymën pezull, ndërsa Emmanuel Macron, i vetmi që i tha jo mes liderëve të europian, luajti rolin e antagonistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetoja franceze e ktheu në një tallje pohimin e Zoran Zaev për popullin e tij, se ndryshimi i emrit do t’i hapte dyert anëtarësimit. Duke kujtuar vështirësitë dhe kostot e marrëveshjes së Prespës, BBC shkuan se refuzimi ishte një goditje e rëndë veçanërisht për brezin e ri. Gazetari Delani përmend rrezikun e moszbatimit të marrëveshjes së Prespës, çka mund t’i jepte fund paqes me fqinjin grek dhe shanseve për anëtarësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?