Vetting-u i politikanëve, Noka kundër SPAK-ut: Rama-Basha e duan për interesat e tyre
Flamur Noka është kundër propozimit të PD-së që Vetting-un e politikanëve ta bëjë SPAK. Pasi për të, përfiton Lulzim Basha dhe Edi Rama. Ai thekson se SPAK është një institucion për të cilin deri dje Basha dhe deputetët e PD-së kanë thënë se është i kapur nga Rama dhe e gjitha kjo nënvizon Noka, është pasi mes Bashës dhe Ramës ka pazar.
”Dihet qëndrimi i PD-së për SPAK-un, që është politikisht i varur nga Rama, kjo është t’ia dorëzosh PD me duart e tua Ramës. Momenti që ne kemi thënë që SPAK është instrument në duart e Ramës, e ka thënë edhe vet Basha, ti papritmas i thua Ramës do të bësh t’i Vetting-un. Basha po e bën këtë se është i kapur dhe në pazar me Ramën.
Si mund t’i lësh Ramës të bëjë Vetting-un e politikanëve të tu. SPAK merret me aspektet penale, por jo me Vetting. Vetting-un e kemi kërkuar edhe ne, por jo ta bëjë SPAK-u i Ramës, se t’i i lë Ramës të caktojë edhe deputetët në PD.
Vetting-u i politikanëve duhet të bëhet nga një institucion Vetting-u ku të gjendet një mënyrë që të bihet dakord me konsensus, nuk mund t’ia japësh një organi që deri dje kemi thënë se është i kapur nga Rama”,-tha Noka për ”Top Channel”.