Vetting-u në politikë, Berisha: Basha, skllav i Ramës që propozon SPAK-un të vendosë për deputetët
Me doza të forta, Sali Berisha del kundër propozimit të Lulzim Bashës për Vetting-un në politikë në dorën e SPAK-ut, duke e akuzuar si skllav të Edi Ramës. Nga ”Foltorja” me demokratët në Berat, ish-kryeministri theksoi se pas zgjedhjeve Basha u soll sikur u shkollua te Kim Jong-un e jo në Holandë. Berisha bëri me dije se është mbledhur më shumë se gjysma e firmave të domosdoshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.
”Amendamenti që Rama dërgon nëpërmjet tij në Parlament, Vetting-u i politikanëve është i domosdoshëm, e kam mbështetur, por jo mbi rregulla policeske që mund ta përdor dikush për të marrë peng deputetë. Ne bëmë një ligj komisioni i Venecias e përmbysi, Vetting-u i politikave bëhet në mënyrë transparente, shtoji në formularin e deputete problemet, krijo komisionin e etikës pranë Parlamentit.
S’ka prokurori politike, i kemi të gjitha mekanizmat, se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozojë që të vendosë SPAK-u i Edi Ramës për mandatet e deputete, duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë.
Mendoni pak se çfarë bëri pasi humbi pas 25 prillit, jo sikur ishte shkolluar në Holandë, por si Kom Jong Un, vjen vendimi tjetër përjashton kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën dhe kulmon me qëndrime ndaj zotit Luan Baçi, kreun e PD në Fier”.