Vetting-u, PD: Proces politik, gjyqtari Dvorani shërbëtor i Ramës
PD-ja ka reaguar për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.
Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Izmira Ulqinaku, tha se konfirmimi në detyrë nga organet e vettingut i Ardian Dvoranit, “shërbëtorit politik të Edi Ramës” në Gjykatën e Lartë, nuk ishte thjesht një lajm i keq për reformën në drejtësi, duke i vënë vettingut vulën e një procesi politik.
Sipas saj, Ardian Dvorani, simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruar apo me, të paktën, tre shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri të drejtësisë.
Deklarata e PD-së
Konfirmimi në detyrë nga organet e vettingut i Ardian Dvoranit, shërbëtorit politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, nuk ishte thjesht një lajm i keq për Reformën në Drejtësi, duke i vënë vettingut vulën e një procesi politik.
Ardian Dvorani, simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruar apo me, të paktën, 3 shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri të drejtësisë.
Shkodranët e njohin mirë prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se Ardian Dvorani është një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës sa herë ajo ka qenë në pushtet, në diktaturë dhe më demokraci,me emrin Partia Socialiste apo Rilindje!
Ardian Dvorani ka qenë prokurori që, 1 ditë, pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.
Më 13 Dhjetor 1990 me zellin e shërbëtorit ndaj Partisë, Ardian Dvorani, akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë, që kërkonin demokraci, për “akte terroriste kundër pushtetit popullor”.
Ardian Dvorani, që sot ka kaluar vettingun dhe i shërben Edi Ramës më Gjykatën e Lartë, 28 vjet më parë kërkonte dënimin me 15 vjet burg për “armiqtë e popullit”, për aktin heroik të hedhjes së bustit të diktatorit në Shkodër.
Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi i prokurorit politik të diktaturës, Ardian Dvorani, janë ende gjallë dhe janë dëshmi ulëritëse sesi Edi Rama po mban në sistem shërbëtorët e diktaturës më të egër në Europë.
Ardian Dvorani është simbol i kalbjes së sistemit të drejtësisë në vend.
Nëse organet e vettingut nuk do te ishin të korruptuara politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mungesën e integritetit moral dhe profesional, pasi një shërbëtor i zellshëm i diktaturës deri në grahmat e fundit të saj, nuk mund të jetë i denjë dhe nuk mund të japë drejtësi në një sistem demokratik.
KOHA JONË SONDAZH

