Vettingu, Alibeaj: Do zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Enkelejd Alibeaj tha në studion e lajmeve në Ora News se nëse Gjykata Kushtetuese e shpall të ligjshëm ligjin e Vettingut, atëherë ky vendim do të zbatohet.

Pyetje: Çfarë do të bëni nëse Gjykata Kushtetuese e shpall të kushtetushëm ligjin e Vettingut që ju e keni cilësuar antikushtetues?

Alibeaj: Zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pikë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me pjesëmarrjen në votim të ligjit të organeve të qeverisjes së gjyqësorit, i cili u shty nga Kuvendi të enjten e kaluar, Alibeaj paraqiti një kërkesë: Ajo që përshkrohet në kushtetutën e miratuar në 22 korrik të merret dhe të transpozohet në ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje:  Ligjet e KLP dhe KLGj janë shtyrë, do të merrni pjesë në votimin e radhës?

Alibeaj: Ai është vetëm një ligj, ligji për organet e qeverisjes së gjyqësorit. Ky ligj detajon atë cfarë ka parashikuar kushtetuta e 22 korrikut.  Përpara se të themi se çfarë do bëjmë të enjte duhet të them çfarë ndodhi këtë të enjte. Përse krijoi probleme? Kushtetuta përcaktoi disa rregulla u miratua me 140 vota në 22 korrik. Ndodhi që me ligjin që kërkon vetëm 84 vota të gjitha rregullat e përcaktuara nga kushtetuta u kthyen përmbys. Çka do të thotë sot anëtarët e KLGJ ata jo gjyqtarë, anëtarët e KLP ata jo prokurorë dhe jo vetëm këta kanë të drejtë për ta kontrolluar si proces për përzgjedhjen e tyre ajo që quhet qeveri. Qeveri nëpërmjet ministrisë Drejtësisë dhe qeveri nëpërmjet Ministrisë së Arsimit sepse vetëm nga këto dy burime do të vijnë anëtarët jo gjyqtarë ose jo prokurorë. Do të jenë ose avokatë ose pedagogë ose lektorë. Kjo ishte çështja. Ligji ktheu përmbys paktin, rregullat, shkronjën, frymën e kushtetutës, për këtë arsye ju drejtuam Gjykatës Kushtetuese. Pyetja për Vettingun.

Ndërsa pyetja për Organet e qevrisjes vendore pjesëmarrja ose jo, s’po e quaj kusht se kjo puna e kushteve shkoi shumë. Kemi një kërkesë fare të thjeshtë, fjalë për fjalë atë që ka përshkruar tashmë kushtetuta të merret dhe të transpozohet në ligj, asgjë më tepër, asgjë më pak. Nëse ndodh kjo absolutisht që ligji votohet. Nëse jo ligji nuk votohet dhe është antikushtetues./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?