“Vettingu”/ Komisioni i Venecias përgjigjet në dhjetor

Komisioni i Venecias do të dërgojë opinionin në lidhje me çështjen e “vettingut” jo më shpejtë se muaji dhjetor.

Zyra për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias ka sqaruar se opinioni për ligjin e “Vettingut” mund të miratohet gjatë sesionit të dhjetorit.

Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti”, shprehet kjo zyrë e kontaktuar nga “Vizion +”,

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendoi pezullimin e ligjit të vettingut; por bashkë me këtë vendim 8 gjyqtarët ranë dakord që t’i drejtohen Komisionit të Venecias para se të shpallin nëse ky ligj është apo jo në përputhje me Kushtetutën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime pranë Gjykatës sqarojnë se kërkesa në Venecia do të niset sapo të përfundoje përkthimi në anglisht; me shumë mundësi brenda kësaj jave.

Tashmë fati i ligjit të vettingut dhe njëherësh i gjithë reformës në drejtësi varet nga opinioni i Komisionit të Venecias; pasi skanimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është në themel të kësaj reforme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?