‘Vettingu’ në Kushtetuese, Bylykbashi: Rama do ta bëjë drejtësinë me levat e tij, Albert Hysenin e Arben Seferin

Partia Demokratike depozitoi pak minuta më parë ankesën për ligjini e “Vettingut” në Gjykatën Kushtetuese. Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi sapo doli nga Gjykata Kushtetuese tha se PD-ja e kundërshton ligjin, pasi me anë të tij vlerësimi dhe gjykimi i gjyqtarëve e dhe prokurorëve nuk bëhet më nga organet e reja të ngritura por nga anëtarët e lartë të PS-së.

“Në thyerje të plotë të Kushtetues, konsensusit që ngriti këto organe të ngritura nga me mbështetjen e Nuland dhe Hanhn me ligjin e “Vettingut” ai kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, “Vettingun” ta bëjnë anëtarët e lartë të PS-së, Albert Hyseni, Arben Seferi. Pra, me levat dhe instrumentet e tij Rama do të jetë ai që vendos kush gjyqtar apo prokuror të iki”,- tha ai.

Sipas Bylykbashit, “Ky është krim kushtetues, 100% në kundërshtim me standardet e Venecias. PD dha konsensus që korrupsioni të luftohet por nuk mund të mbështesim shkeljet që bëri kjo mazhorancë me ligjin e Vettingut”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?