Vet*vrasja e 41-vjeçares pas denigrimit në TikTok, Nikolla: Do ashpërsojmë legjislacionin për mediat online

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thotë se do të ashpërsohet legjislacioni për mediat online dhe kodi penal mbi krimet kibernetike. Ragimi i Nikollës ka ardhur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 41-vjecare, mama e katër fëmijëve, është vetëvrarë pas bullzimit në rrjetin social Tik Tok.

“Do të ashpërsojmë legjislacioni për mediat online dhe Kodin Penal mbi krimet kibernetike! Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat”, shprehet Nikolla.

Postimi i plotë

Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat. U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar.

Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet. Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare. Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës! U prehtë në paqe!

SHKARKO APP