Vezë dhe kos drejt Belerit, PD: Sulmi u orkestrua nga Rama

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti sulm të orkestruar nga Edi Rama incidentet ndaj Fredi Belerit para Kryesisë së Kuvendit. Dy incidente u shënua me të gjatë kohës që ai hynte dhe dilte nga Kryesia e Kuvendit ku delegacioni mbajti takim me deputetët e PD-së dhe të PS-së. Ndërsa një grup të rinjsh protestuan me pankarta në duar. Një qytetar iu drejtua me ofendime duke i kujtuar Fatmir Shehun, oficeri i vrarë në masakrën e Peshkëpisë, si dhe roja Arsen Gjini, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar.

“Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike. Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal. Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë”,-tha Bardhi.

Pasi e gjuajti me vezë dhe kos, qytetari u dëgjua sepse foli për mediat. ”Ky është liruar me procedura se duhet të ishte në burg. Harroni 200 mijë shqiptarë që i kanë dëbuar nga Greqia sepse kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata vetë dhe vjen këtu na imponohet me mbështetjen e europianëve”. Pasi nuk u mandatua si kryetar i Bashkisë Himarë, për shkak se u arrestua për korrupsion zgjedhor, Beleri u kandidua nga Greqia për në Parlamentin Europian, duke u bërë eurodeputet i shtetit fqinj.

SHKARKO APP