Victoria Nuland telefonon Bashën: Më 6 qershor, konsensus me Ramën për reformën
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të nxitur përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi.
Lajmi për telefonatën është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA. Sipas njoftimit të ambasadës në Tiranë, “ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z. Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi. Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”.
KOHA JONË SONDAZH

