VIDEO/ 1 minutë heshtje për Gerti Bogdanin në Kuvend, më pas demokratët ikin nga seanca plenare
Pas homazheve që u mbajtën gjatë paradites për të ndjerin Gerti Bogdanin, seanca plenare në Kuvend ka nisur me një 1 minutë heshtje për ish-deputetin që u nda nga jeta pas një arresti kardiak. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit. Pas këtij momenti, deputetët demokratë janë larguar nga seanca, për të respektuar vendimin e zisë që janë këto 48 orë. Ndërkohë seanca vijon vetëm me praninë e mazhorancës.