VIDEO/ 16 orë diskutime me ministrat, Rama: Kaluam në skaner çdo sektor

Pas 16 orësh ka përfunduar mbledhja maratonë e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e kabinetit qeveritar, në këtë fillimviti. Mbledhja e qeverisë, e zhvilluar në “Vilën 31” në kryeqytet nisi ditën e mërkurë, për të vijuar deri në orët e pasdites së të enjtes.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se në këtë mbledhje u diskutua për çdo sektor si dhe u miratuan objektivat konkrete për vitin e ri.

“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?