VIDEO/ 250 fermerë ekspozojnë produktet bio, Rama: ”Tirana Agro” një traditë në kryeqytet

Në Tiranë është hapur Panairi “Tirana Agro”, ku fermerë dhe subjekte të ndryshme ekspozojnë produktet e tyre “Made in Albania”, me një larmishmëri gjeografike nga të katër anët e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga sheshi “Skënderbej”, ku mbi 250 fermerë dhe subjekte të ndryshme kanë ekspozuar produktet. “Ju ftojmë të shijoni ‘Made in Albania’ deri më 24 shtator. Panairi “Tirana Agro”, tashmë një traditë në kryeqytet”, u shpreh ai.

Panairi i dedikohet promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone shqiptare, për të nxitur konsumatorët drejt prodhimeve vendase.

SHKARKO APP