VIDEO/ 30 vite nga eksodi biblik, Basha: Sot, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar 30-vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve.

Përmes një video-mesazhi, Basha deklaron se sot, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës.

“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?