VIDEO/ Alibeaj mesazh për demokratët: Meta dhe Berisha duan një opozitë që i ka dyert e mbyllura në Perëndim
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar këtë mbrëmje qytetarëve me një video mesazh në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Alibeaj evidentoi fushatën e PS-së si një përpjekje për të çimentuar korrupsionin në vend, ndërsa fushatën e bërë nga koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si një përpjekje e binomit Berisha-Meta për të marrë në dorë monopolin e një opozite që nuk i hapen dyert në Perëndim.
Po ashtu Alibeaj tha se alternativa e vetme dinjitoze për shqiptarët, është PD e drejtuar prej tij dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e PD më 14 maj.