VIDEO/ Alibeaj: Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij
Duke marrë shkas nga heshtja e qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e forta ndaj tij dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, ish-deputeti demokrat Enkelejd alibeja deklaron se Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve.
“Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?
Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë. Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali”, shprehet ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.
Pak ditë më parë, në një dalje për mediat nga Selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj hodhi akuza të forta kundrejt ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Rama.
Ai tha se ministrja Xhaçka ka zhvilluar një tender për blerjen e paketa në ndihmë të familjeve në nevojë dhe materiale mbrojtëse për Forcat e Armatosura me vlerë 1.5 mln euro.
Sipas Alibeajt, pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kishte një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” sh.p.k.
Ai pyet nëse kjo kompani e ka eksperiencën e nevojshme për këtë fushë dhe pyet se sa vite eksperiencë ka.