VIDEO/ Amosferë e zjarrtë nga tifozët kuqezi, në prag të sfidës me Gjeorgjinë në ”Air Albania”

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje sfidën ndaj Gjeorgjisë, e cila është e dyta brenda 3 ditësh. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Ukrainës në Pragë dhe synojnë të përsërisin të njëjtën sukses edhe në shtëpi. Sakaq atmosfera në rrugët e Tiranës është e zjarrtë dhe gjallëron nga tifozët e shumë.

Gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell këto pamje të tifozëve kuqezi dhe atyre të ardhur nga Gjerogjia, ku shihen bashkë duke festuar. Këngë pariotike dhe shumë momente të bukura po dhurojnë tifozët. Me thirrje për Shqipërinë, por edhe Kosovën, tupanët kanë ndezur rrugët e kryeqytetit, duke sjellë një festë të vërtetë për qytetarët, por edhe turistët e shumtë.

Mes kuqezinjve shihen edhe tifozët gjeorgjian, të cilët vihet re se janë mirëpritur nga kuqezinjtë. Shihet një harmoni mes dy tifozërive mes të cilëve nuk mungojnë edhe fotografitë. Edhe pse më të paktë në numër tifozët gjeorgjian janë të pranishëm në rrugët e kryeqytetit për të mbështetur kombëtaren e tyre. Pas atmosferës në rrugët e Tiranës, tifozët kanë nisur marshimin drejt stadiumit ”Air Albania”, ku sonte do të luhet sfida me Gjeorgjinë. Amtosferën nga terreni po e përcjell gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika!

SHKARKO APP