VIDEO/ Analizë nga Ditmir Bushati: Çmimi i luftës, efektet 9 mujore

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka publikuar podcast-in e radhës, në të cilin analizon efektet e luftës 9 muaj që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Në këtë podcast ai flet për realititetin e ri gjeopolitik për peisazhin e ndryshuar të sigurisë dhe pasojat e kësaj lufte për rajonin tonë.

Sipas Bushatit, rendi ndërkombëtar është sfiduar ndërkohë që “ukrainasit po tregojnë se është e mundur të jesh patriot dhe të besosh në një shoqëri të hapur e demokratike”.

Kjo luftë për të ka prodhuar edhe një realitet të ri gjeopolitik, “Rusia është pothuajse e izoluar diplomatikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht nga bota e zhvilluar. Kjo është hera e parë që i ndodh një ekonomie të pasluftës, pjesë e G-20”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bushatit, në raport me NATO-n, Rusia ndjehet e befasuar, pasi prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. Në të njëjtën kohë, edhe BE-ja i dha fund një strategjie të zbatuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, sipas të cilës “paqja mund të vij përmes ekonomisë, dhe veçanërisht përmes tregtisë së energjisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke analizuar luftën dhe efektin e saj në rajonin tonë, Bushati thotë se “Lufta në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme që mund të ndikojnë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?