VIDEO/ Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut
Këngët e vallet e arbëreshëve të Italisë, gjuha e tyre e ruajtur me fanatizëm për 600 vjet, kostumet e mrekullueshme, traditat, kultura e pasur shpirtërore, të gjitha këto u shpalosën bukur gjatë vizitës së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali në Horën e Arbëreshëve, vendbanimit më të madh arbëresh në Siçili. Vetë Spiropali i ka surprizuar duke u veshur me kostumin e tyre tradicional, si për t’u sjellë një mesazh e porosi nga Shqipëria: ne jemi një! ”Në Horën e bukur të Arbëreshëve të Siçilisë, me kostumin e mrekullueshëm të zonës, për të zbuluar shtatoren e Gjergjit tonë të Madh”,-shkruan Spiropali.