VIDEO/ Arratisja e 14 kriminelëve, Gledis Nano flet për televizionin francez

Gledis Nano i cili është në qendër të politikës, në një intervistë në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, edhe pse tashmë si ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka folur për punën e tij.

Nano ka thënë ndër të tjera se gjatë kohës që ushtronte detyrën (10 muaj), janë arratisur 14 krimilelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni.

Intervista e Nanos me Tv franzez është realizuar para se ai të shkarkohej nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP