VIDEO/ Balluku prezanton Akademinë e Energjisë: Shqipëria në rrugën e inovacionit, aftësim i një brezi të ri

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë Akademinë e Energjisë, me fokus në zhvillimin dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë.

Balluku deklaroi se synohet që në këtë Akademi të përgatiten të gjitha stafet që do të kontribuojnë në sektorin energjitik, përfshirë OSHEE-në, Operatorin e Transmetimit OST, apo edhe KESH si një nga komponentet më të rëndësishëm apo kolona bazë e mbajtjes së sistemit energjetik, duke qenë se është prodhuesi vendas që mbulon rreth 75 % të kërkesës së tregut.

”E gjithë kjo situatë, ky plan, pa dyshim kërkon kolonën më të rëndësishme që ka çdo sektor, që janë burimet njerëzore, që janë aseti më i çmuar edhe për fushën e energjisë. Për këtë aryse prej disa kohësh, kemi nisur një reformë të thellë sa i përket ngritjes së kapaciteteve njerëzore në OSHEE grup, si kompania më e madhe energjetike që ne kemi”, u shpreh Balluku.

Ajo kujtoi se vitin e kaluar u lançua një thirje për moshat nga 18-25 vjeç, të cilët mund të ishin teknik, elektricist, apo inxhinier elektrik. “U vendos si kriter mosha pasi rezultoi se mosha mesatare e ekspertëve teknik, elektricist dhe inxhinier shkonte në 50 vjeç dhe nevojitej aftësimi një brezi të ri”, shtoi zv/kryeministrja.

Duke qenë se arsimi profesional ka vëmendje të posaçme nga qeveria dhe prej dy vitesh është kthyer në qendër të nevojër për vet nevojën që tregu ka sot për profesionist, Balluku deklaroi se po kryhen një sërë investimesh me shkolla të reja profesionale, në laboratorë apo dhe riparimin e atyre ekzistuese.

Njëkohësisht, Balluku tha se po punohet edhe për ngritjen e konvikteve në disa zona, për ta bërë më të mundur ndjekjen e këtyre shkollave edhe për të rinjtë nga zonat rurale. Balluku theksoi se po bashkëpunohet edhe me Zyrat e Punës, pasi synimi është që të nxiten të rinjtë të zgjedhin profesionin e tyre që në moshën 14-vjeçare për të pasur nesër një armatë të profilizuar. “Këtë vit ka rritje me 10 % të numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional”, deklaroi Balluku.

SHKARKO APP