VIDEO/ Balluku tregon mjekun që la Gjermaninë për Divjakën, Shurdhi: Erdha t’i shërbej qytetarëve

Mjeku i ri Erind Shurdhi ka lënë Gjermaninë për t’u kthyer në vendin e tij dhe për të ushtruar profesionin e tij në vendlindje. Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takoi mjekun e ri në Divjakë.

“Shurdhi, një i ri që asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e që në fund zgjodhi t’u shërbejë qytetarëve të Divjakës. Model që meriton mirënjohjen maksimale. Ai ka studiuar 6 vite në Itali, 7 vite ka qëndruar në Gjermani dhe më pas këtu në Divjakë ia kanë mbushur mendjen për t’u rikthyer, prindërit besoj”, tha Balluku.

Sipas saj, qytetarët e Divjakës janë të kënaqur që kanë një mjek që ka studiuar jashtë dhe që u shërben 24 orë, pasi jeton në Divjakë. Punësimi i mjekëve të rinj në gjitha spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në shërbimin terciar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?