Video/ Basha mesazh për mësuesit: Dita juaj mund dhe duhet të jetë shumë më e gëzuar. Së bashku do të sjellim ndryshimin

Përmes rrjeteve sociale, kreu i PD-së, Lulzim Basha , ka reaguar sërish në këtë 7 mars lidhur me situatën e rëndë që po kalon sistemi arsimor shqiptar.

Teksa ka publikuar një video, Basha u drejtohet mësuesve duke u kujtuar atyre se dita e mësuesve mund dhe duhet të jetë shumë më e gëzuar për ta.

“Së bashku do të sjellim ndryshimin!”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.

Teksti i videos:

Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj.
Sepse ajo është nga Bosnia,
Ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro.
Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr.
Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj.
Paga më e ulët në rajon.
Mësues i lumtur = nxënës i lumtur.
Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit.
Ne mund ta ndryshojmë këtë!
Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat.
Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur
mësuesve dhe nxënësve tanë.
Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju!

SHKARKO APP