VIDEO/ Basha: Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë.
Teksa publikon nnëj video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha deklaron se ndërsa shqiptarët luftojnë për jetën, Rama ka prioritet tenderat sekretë e koncensionet korruptive
“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.
Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.
Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve”, deklaron kreu i PD-së, Lulzim Basha.