Video/ Basha: Rama ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Pasojat i vuajnë shqiptarët
I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, lideri i opozitës Lulzim Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama për situatën në të cilën gjendet vendi dhe pas “Jo”-së së rradhës për çeljen e negociatave.
Sipas Bashës, pasojat e keqqeverisjes po i vujanë të gjithë shqiptarët.
“Edi Rama nuk është më axhenda e Lulzim Bashës apo opozitës. Ky ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Kushtet po vijnë nga Gjermania, BE dhe SHBA. Pasojat i vuajnë shqiptarët, të papunët, fermerët, pensionistët, studentët. Këtu vendin nuk e ka sjellë as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë e ka Edi Rama”, u shpreh Basha.
Një ndër 5 pikat që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit Edi Rama është edhe ajo se, “kjo qeveri nuk e ka autoritetin për të zhvilluar zgjedhje të lira”.
Sipas Lulzim Bashës, opozita nuk kërkon të mbajë me pekule kryeministrin, por të zgjidhë krizën që ka kapluar vendin.
“Detyra jonë nuk është të mbajë me pekule Ramën. Problemi është se shqiptarët e kanë frigoriferin bosh, të gjithë mendojnë të largohen nga vendi. Opozita synon zgjidhjen e krizës e jo të mbajë me pekule Ramën. Ne po themi atë që ka thënë OSBE-ODIHR dhe një javë më parë Bundestagu gjerman.
Hapin duhet ta merrte përgjegjësi, qeveria, ndërsa po e merr opozita me shumë përgjegjshmëri. Ne kërkojmë që të vendosen bazat e një shteti ku asnjë individ të mos marrë peng institucionet, qeverinë, ekonominë dhe drejtësinë”, shtoi Lulzim Basha.
Pyetje: A keni koment mbi refuzimin e Ramës për planin tuaj për reformën zgjedhore.
Lulzim Basha: Ajo që pamë ishte një njeri euforik nga moshapja e negociatave. Hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar. Mos harroni se Sanaderi, ish kryeministri i Kroacisë, shkoi në burg për një orë dore me anë së cilës gjetën aferën korruptive të shitjes së armëve. Këtu ka me qindra tregues që dalin ditë për ditë, i fundit doli para dy ditëve nga SHBA, që do të çonin në ndjekje penale atë që sapo pamë duke bërë kllounin para Kuvendit. Por Edi Rama nuk është më axhenda ime, as e PD, as e opozitës dhe as nuk duhet të jetë axhenda e shqiptarëve. Ky është një njeri që ka lënë në baltë këdo, ka 6 vite që ka lënë në baltë Shqipërinë, ka 6 vite që ka premtuar për ta çuar vendin drejt BE-së dhe ka 6 vite që dështon. Ky është nëj dështim i Edi Ramës. Dhe kushtet nuk vijnë as nga unë dhe as nga PD, kushtet vijnë nga Bundestagu. Kushtet vijnë nga Gjermania. Kushtet vijnë nga Këshilli Europian. Kushtet po vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendi është në një krizë të thellë politike, shkaktari i kësaj krize është njeriu që ka bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të kapur shtetin në bashkëpunim me krimin, në bashkëpunim me oligarkët. Pasojat i vuajnë shqiptarët, pasojat i vuajnë të papunët.
Ata të cilët mezi ia dalin të mbyllin muajin prej rrogave të ulëta; fermerët, fëmijët, studentët, pensionistët, çdo shqiptar i vuan pasojat e politikës së papërgjegjshme të një nejriu që prap u shpreh në mënyrë të papërgjegjshme. Këtu nuk e ka sjellë vendin as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë për këtë vendin të Bashkimit Europian e ka tërësisht Edi Rama.
Ajo që ne kemi bërë kemi dorëzuar një plan për daljen nga kriza, duke nisur me një propozim për reformën zgjedhore duke qenë se reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, i pasuar nga kushti tjetër për zbatimin e reformës zgjedhore, e cila për këdo që ka sy në ballë dhe veshë për të dëgjuar do të thotë zgjedhje, do të thotë i vetmi institucion që rikthen legjitimitetin që janë zgjedhjet.
Prandaj PD, aleatët anë kemi dorëzuar me përgjegjësi shumë të madhe duke dorëzuar një plan 5 pikësh dhe ky plan është rruga që ne shohim për zbatimin e kushteve të Bundestagut, rruga që shohim për të nxjerrë vendin nga kriza. Pra, nuk ka asnjë tejkalim të detyrës morale të opozitës.
Ne kemi një paradoks, ku nga njëra anë kemi një kryeministër, një qeveri që rri duarkryq, madje ky fërkon duart që nuk po hapen negociatat dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që sillet me një përgjegjësi që në fakt i takon qeverisjes, me përgjegjësinë për ti dhënë Shqipërisë rrugën e daljes nga kriza.
Pyetje: Reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nesër, thotë Edi Rama, por përkthyes të huaj në shqip, kurrën e kurrës. E thënë shkurt, Rama nuk e ka pranuar propozimin tuaj që këtë reformë ta bëjnë ekspertë të huaj…
Lulzim Basha: Në rradhë të parë duhet të analizojmë se çfarë do të thotë ajo që thuhet. Ishte shumë rëndë zoti Rama në këtë instert që tregut, sepse, përtej mënyrës prej laci, ka filluar të adoptojë e të flasë me mënyrën e lacit, duket se nuk njeh rekomandimet…
Pyetje: Ose i njeh rekomandimet por i shmang?
Lulzim Basha: Po mirë, dakord. Atëherë e gjitha është pjesë e shfaqjes, prandaj flet dhe si lac. Rekomandimet janë të zezë mbi të bardhë. Mund të gënjejë ata pseudo-deputetët e pseudo-opozitës, por nuk gënjen dot as faktorin ndërkombëtar, as qytetarët shqiptarë dhe as opozitën shqiptare. Rekomandimet janë e zezë mbi të bardhë. Rekomandimi numër 1 është kundër shitblerjes së votës. Çfarë propozon ai? Ata që kanë blerë votat janë këta të Ramës, rrinë me Ramën, hanë me Ramën, ndajnë paratë e shqiptarëve me Ramën, grabisin bregdetin me Ramën. Bëjnë drogën me bekimin e Ramës. Ne kemi një plan të qartë dhe të detajuar për të gjitha rekomandimet dhe jo vetëm për rekomandimin numër 1 dhe padyshim që jam i lumtur të sjell këtu ekspertët tanë të ripërsërisin këtë plan që kemi bërë publik disa herë.
Pyetje: Po pse ju duhen ekspertët ndërkombëtarë për këtë plan?
Lulzim Basha: Për një arsye fare të thjeshtë. Sepse duket që pala tjetër ose kreu i saj nuk ka vullnet, dhe e dyta; kur të detyrohet të futet në këtë rrugë sepse nuk ka rrugë tjetër, duhet të kemi jo thjesht mbështetje dhe ekspertizë, por dhe një dëshmi të fortë ndërkombëtare për të detyruar një parti të kriminalizuar në palcë siç është sot PS-, kanë turp socialistët e thjeshtë sot kur shohin një kupolë të kriminalizuar si ajo,- që t’i përmbahet. Sepse në fund të fundit një reformë zgjedhore do ta ç’armatosë kupolën e Partisë Socialiste nga arma me të cilën ka grabitur zgjedhjet tre herët e fundit, që është bashkëpunimi me krimin, paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit
Basha: Nuk ka tërheqje të opozitës. Plani me 5 pika për zgjidhjen e krizës çon tek zgjedhjet e parakohshme, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën. .
Pika 4 e planit me 5 pika i opozitës tregon se nuk ka asnjë tërheqje, se ne e bëjmë të qartë se për shkak reforma zgjedhore është tashmë një kusht edhe për integrimin europian e konsiderojmë një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike. Refomë zgjedhore nuk do të thotë të bëjmë ndryshime të ligjit në letër, sepse ligji në tërësi siç e thotë OSBE/ODIHR është në rregull. Është zbatimi i ligjit, vullneti për të zbatuar ligjin, prandaj dhe pika 4 e planit tonë prej 5 pikash parashikon vullnetin politik, ofrimin siç thuhet aty, të garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore. Dhe po të shikoni aty pikën katër që do të miratonin, nuk e jep këtë garanci. Nuk ofron garanci se do të ndajë politikën nga krimi, që do të ndajë partinë nga shteti, sepse sot jemi në një sistem parti shtet. Pra nuk ka asnjë tërheqje, përkundrazi ka një zbërthim racional të përgjegjshëm nga politika, nga opozita, të qëndrimit tonë politik për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.
Pyetje: Pse e vendosni në tryezën e zotit Rama këtë plan, ku një nga pikat thotë se qeveëria e zotit Rama nuk e ka autoritetin për të bërë zgjedhje?
Përgjigje: Detyra jonë nuk është për të marrë me të mirë dhe për të qetësuar Edi Ramën. Detyra jonë është për t’i dhënë shqiptarëve zgjidhje për krizën. Detyra jonë nuk është të mbajmë me pekule Edi Ramën, sepse Edi Rama është në zyrën e tij luksoze, është në avion luksoz, shkon në Surrel dhe jeton një jetë luksoze. Problemi jonë janë shqiptarët që hapin frigoriferët dhe janë bosh, tavolinat gjithmonë e më të varfëra, xhepat gjithmonë e më bosh. Koston e jetësës e kanë gjithnjë e më të lartë, shumica dërmuese mendon të largohet nga vendi, pothuajse çdo i ri mendon të largohet nga vendi. Këto janë preokuoimet tona, ti japim zgjidhje kësaj krize është detyra jonë, jo të mbajmë Edi Ramën me pekule. Padyshim qëndrimi jonë është i qartë.
Pyetje: Ju po i lini në tavolinë një hajduti elektoral, një paketë që shmang vjedhjen elektorale?
Lulzim Basha: Jo. Ne po japim një propozim për mënyrën se si duhet të plotësohet një nga kushtet kryesore të Këshillit Europian të vitit të kaluar, të OSBE ODIHR të dy zgjedhjeve të kaluara dhe të Bundestagut gjerman të para një jave. Këtë po bëjmë. Ne po ndërmarrim një rol aktiv për zgjidhjen e krizës politike siç e ka kërkuar dhe Bundestagui në dokumentin e vet. ku thotë se palët duhet urgjentisht të ndërmarrin hapa për kalimin e krizës së rëndë politike në vend.
Pyetje: Z. Basha sa rrezikon Kryeministri shqiptar përderisa pretendohet se ka shkelur ligjin elektoral amerikan? A rrezikon realisht të dënohet në Amerikë apo z.Rama riskon të përballet vetëm me drejtësinë në Shqipëri ku sipas informacioneve që ka Syri?
Lulzim Basha: Më duhet të bëj një konsultë juridike. Asnjë jurist nuk e di përmendsh ligjin kush thotë ndryshe, gënjen. Por si kryetar i opozitës mund t’ju them se ky është një rast i paprecedentë, siç ishte një rast i paprecedentë dhe rasti i sulmit politik ndaj presidentit actual, kur ishte kandidat për president dhe tani kemi një rast të paprecedentë, ku është shkelur ligji zgjedhor, i cili ndalon kontribute të huaja në një fushatë elektorale. Dhe pas kësaj shkelje flagrante nuk ka asnjë dyshim se qëndron njeriu që është aktualisht kryeministri i Shqipërisë.
Pyetje: Sipas informacioneve të Syri.net, prokuroria e Tiranës ka regjistruar çështjen për kryeministrin Rama. Tashmë mund të konsideroheni baraz, ka një çështje për ju z.Basha, ka një çështje për sponsorizime të paligjshme, ka një çështje për z.Rama, sigurisht prap për sponsorizime të paligjshme?
Basha: Edi Rama ka fshehur, ka mohuar gjithçka prej fillimit, ndërsa ne prej fillimit i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë për akuzat e ngritura nga e njëjta gazetë që ngriti akuzat kundër presidentit aktual të Amerikës. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga hetimi federal në SHBA dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se nga akuzat e ‘Mother Jones’ ndaj PD, autoritetet federale në SHBA-ve kanë vendosur që këtu nuk ka asnjë bazë për një hetim. I vetmi që vazhdon hetimet prej një viti e gjysëm dhe vazhdon e zgjat dhe zgjat është prokuroria e vendosur nën trysninë politike të Edi Ramës; kjo nuk krijon asnjë shqetësim për mua dhe as për bashkëpunëtorët e mi sepse as PD, as unë nuk kemi shkelur asnjë një ligj as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në gjetkë. Por është një tregues se si përdoret prokuroria, se si përdoret presioni politik për të goditur kundërshtarin politik. Ndërsa në rastin e Edi Ramës kemi të bëjmë me një akt penal të konsumuar të cilin kemi dy të dënuar me burg dhe këta dy të dënuar kanë qenë ndihmës në një vepër penal nga e cila ka përfituar person i tretë, që siç thotë drejtësia amerikane është kryeministri në detyrë Edi Rama. Prandaj nuk ka asnjë shenjë barazi mes nesh.
Pyetje: Ju kanë thirrur më në prokurori?
Basha: Jam thirrur sa herë që Edi Ramë i kanë shpërthyer skandale dhe pastaj dosja lihet në pluhur që të përdoret prapë kur të ketë skandalin tjetër të qeverisë për të mbuluar. Besoj se shqiptarët e kanë marrë vesh sesi shkon kjo mesele.
Pyetje: A ndiheni i shantazhuar nga kjo dosje z.Basha?
Basha: Absolutisht jo! S’është e lëhtë të më shantazhosh mua z.Peka. Janë përpjekur që në fillimet e karrierës time të më shantazhojnë, kam provuar se i kanë bërë hesapet gabim.