Video/ Basha voton: Sot është dita e Shqipërisë. Dilni e votoni masivisht!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Në mesazhin e tij për mediat, kryedemokrati bëri thirrje për shqiptarët që sot të dalin e tëvotojnë masivisht.

Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, ditë historike, dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët, të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj për fëmijet tuaj , familjen, vendin, kombin.

Sot është dita të dilni e të votoni masivisht, të bëni me votën tuaj të mundur të ardhmen që dëshironi.

Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë, dilni masivisht votoni.

Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në praninë e votuesve për herë të parë në lagjen ku kam lindur e jam rritur, i bëj thirrje cdo vajze e djali, dilni votoni masivisht. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

 

Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Basha me heret dha mesazhin e qartë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

SHKARKO APP