VIDEO/ Bashkimi i prodhuesve shqiptarë, Balluku: Të zbatojmë praktikat më të mira të rajonit dhe të BE

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës këtë të premte ishte e pranishme në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Balluku theksoi se në pikat që u diskutuan në tryezë, duhet të ketë një zbatim të praktikave më të mira të Bashkimit Europian.

“Për ne është e rëndësishme që të gjitha hapat që do të hedhim në të ardhmen të kenë një bazë të mbështetur mbi praktikat më të mira. Nuk pritet nga ne që të shpikim rrotën, nuk do të bëjmë asnjë hap që nuk është bërë nga vendet e BE-së apo rajoni.

Është e rëndësishme të diskutojmë përsa i përket akcizës së gazit të lëngshëm dhe listës së gjelbër të lëndëve që mund të prodhojnë energji dhe nga ana tjetër është një diskutim i gjatë që kemi nisur për lëndët alternative që kërkojnë angazhim nga qeveria. Duke iu referuar praktikat më të mira në rajon dhe në BE, ne do të shikojmë sa më parë implementimi i tyre”,-u shpreh Balluku në nisje të diskutimeve.

Po ashtu ajo kërkoi nga kryetarët e komisioneve të Ekonomisëdhe Veprimtarive Prodhuese të Tregtisë, deputetët Shalsi dhe Pëllumbi që të ketë më shumë shpejtësi sa i takon debateve në mbledhje e komisioneve dhe arritjen e një raporti përfundimtar për çështjet konkrete.

“Do kërkoja nga Shalsi dhe Pëllumbi shpejtësi, pasi procesi i ndryshimeve ligjore merr një kohë të konsiderueshme. Mua më rezulton nga bisedat paraprake që kam bërë, kam kuptuar se e keni konsumuar paraprakisht një pjesë të çështjeve”,-tha më tej Balluku.

SHKARKO APP