VIDEO/ “Bëri Shqipërinë “Kolumbinë e Europës””. Paloka: Pasuroi bandat për zgjedhjet, Rama tradhtoi shqiptarët

Partia Demokratike akuzon drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se ai e bëri Shqipërinë “Kolumbinë e Europës”.

Teksa publikon një video në rrjetet sociale, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaron se për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhtoi interesin e shqiptarëve.

“Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organziuar. Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”. Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhëtoi interesin e shqiptarëve. Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

SHKARKO APP