VIDEO/ Berisha pro qeverisë ”Kurti” për situatën në Veri: Po zbaton ligjin, Rama po ndihmon Vuçiç

Nga jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha tha për gazetarët se e cilëson të vështirë situatën në veriun e Kosovës, por ai mbështet veprimet e Albin Kurtit. Por nga ana tjetër, akuza të ashpra për kryeministrin Edi Rama që për të po i shërben presidentit serb Aleksandër Vuçic.

“Plumbat e bandave serbe në jelekët, por edhe plagosjet e ushtarëve të KFOR-it, dëshmojnë se aty situata është më dramatike, më kritike se asnjëherë më parë, që nga lufta e çlirimit të Kosovës. Nacionalizimi serb në të gjithë qenien, ekzistencën, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe.

Edi Rama ka qenë në mënyrë absolute këto vite, një ndihmës i shpifur i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Gjatë këtyre ditëve qëndrimin e Kurtit unë e kam parë, qëndrimin e një kryeministri që kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës, lexohen si një inkurajim nga nacionalisti i verbër Vuçiç dhe në këtë kontekst unë jam skeptik se ato mund të ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen dhe paqen në rajon”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?