VIDEO/ Berisha: Rama përdori Sorosin dhe zyrtarin e FBI-së për të më shpallur ”non-grata”
Këtë mbrëmje në një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, kreu i PD-së Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka korruptuar George Soros dhe agjentin e FBI-së Charles McGonigal, që SHBA-ja ta fuste atë në listën e zezë.
”Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI-në e të tjerë për të shpallur ”non-grata” Sali Berishën.
Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare.
Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte”,-tha Berisha.