VIDEO/ Berisha tregon armatimin që grupi terro*rist kishte grumbulluar në manastirin e Banjskës

Policia e Kosovës ka ekspozuar të gjithë arsenalin e armëve që ka sekuestruar në operacionin e zhvilluar në manastirin e Banjskës, kjo një ditë pas vrajses së efektivit të shpallur hero, Afrim Binjaku. Një video nga ky arsenal është postuar edhe nga Sali Berisha. ”Ky është armatimi që grupi terrorist prej 30 vetësh kishte grumbulluar në manastirin e Banjskës. I mjaftueshëm për armatosjen e qindra banditëve”,-shkruan Berisha.

SHKARKO APP