VIDEO/ Berisha tregon momentin kur efektivi godet qytetarin: Narko-banditi do të marrë ndëshkimin
Në protestën që u mbajt dje nga qytetarët kundër autostradës Thumanë-Kashar, është shënuar edhe një tjetër akt i rëndë, ku një efektiv godet një prej protestuesëve. Video është postuar nga Sali Berisha, i cili shkruan se narko-banditi Rama do të marrë ndëshkimin që meriton. ”Akt kriminal i narko-banditit dje ndaj protestuesit guximtar në Thumanë. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të narko-banditit të Edvin Gjipes dhe garantoj se do të marrë ndëshkimin më të merituar ligjor”,-shkruan Berisha.