VIDEO/ “Bet’lehemi i gjallë”, Rama: 11 mijë besimtarë të krishterë risjellin ritualin në fshatin Hajmel

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga “Bet’lehemi i gjallë”, rituali që po kthehet në traditën e fshatit Hajmel të Vaut të Dejës në qarkun Shkodër. “11 mijë besimtarë të krishterë e risollën kaq bukur historinë e lindjes së Jezusit, në në një skenë teatrale në qiell të hapur që i përngjante kaq shumë jetesës së antikitetit, me kasolle të vogla prej druri dhe kashte, me vatrat e zjarrit, rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, mprehjen e shpatave, e çdo veprim tjetër që të kthen prapa në kohën e lindjes së Krishtit”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

“BET’LEHEMI I GJALLË”, rituali që po kthehet në traditën e fshatit Hajmel çdo prag Krishlindjesh është organizuar për të pestin vit radhazi, ku 11 mijë besimtarë të krishterë e risollën kaq bukur historinë e lindjes së Jezusit.

Në një skenë teatrale në qiell të hapur që i përngjante kaq shumë jetesës së antikitetit, me kasolle të vogla prej druri dhe kashte, me vatrat e zjarrit, rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, mprehjen e shpatave, e çdo veprim tjetër që të kthen prapa në kohën e lindjes së Krishtit.

Ky event frymëzues që ka nisur, do të vijojë edhe në datat 30 dhjetor dhe 1 janar, duke u kthyer në një traditë të bukur festive që përfshin jo vetëm banorët e zonës, por edhe qindra vizitorë të tjerë që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë e sa

SHKARKO APP