VIDEO/ Biseda me Sunak, Rama: Dua të sigurohem që komuniteti shqiptar ndihet i sigurt këtu
Kryeministri Edi Rama në bisedën e parë me homologun britanik Rishi Sunak, ka përmendur emigrantët e paligjshëm, duke thënë se në bashkëpunim po bëjnë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale ndërsa theksoi se do të sigurohet që komuniteti shqiptar ndihet i sigurt në Britani.
“Siç e dini kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historikë të mermertë. Kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe për të shmangur që njerëz të pafajshëm të bien në grupin e këtyre rrjeteve.
Ashtu siç djali që vjen me një gomone nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa është emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, këndojnë dhe punojnë për ju. Duam të sigurohemi që komuniteti ndihet i sigurtë dhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për të fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë jemi më shumë të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë.
Ndjej se ka angazhim serioz nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën bashkë me ju. Dua t’ju fitoj në Tiranë se asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që prej kohës së Winston Churchill”, tha Rama.