VIDEO/ Braçe denoncon neglizhencën e OSHEE në Selitë: Prenë asfaltin, pas lanë çakull dhe pluhur
Deputeti i PS-së Erion Braçe, vijon që të bëjë opozitën si pjesë e qeverisë. Ai ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin. ”Pesë javë më parë gjeta këtu punëtorët e një kompanie të kontraktuar nga OSHEE. Do prisnin dy javë, që çakulli të zinte vend, e më pas do ta asfaltuanin”,-shkruan Braçe.
Postimi i plotë
Në Selitë, lagjja e Nënstacionit, presim OSHEE-në
Ka nxjerrë një linjë nga nënstacioni, punë e saj dhe e ka shtrirë nën trupin e rrugës, duke e prerë rrugën anash e përmes. Por e ka lënë rrugën në këtë gjendje, me rreth 30% të seksionit të saj të dëmtuar: vetëm çakull, e sigurisht, shumë pluhur!
Pesë javë më parë gjeta këtu punëtorët e një kompanie të kontraktuar nga OSHEE. Më thanë se do të prisnin dy javë, që çakulli të zinte vend, e më pas do ta asfaltuanin. Kanë kaluar dy javët që premtuan dhe edhe tre të tjera mbi to dhe rruga është ende ashtu siç e shihni: e parregulluar!
Presim OSHEE-në!
Ç’të bëjmë? Presim
Koha këtu nuk është flori, koha është pluhur!
KOHA JONË SONDAZH

