Video denoncuese: “Po bëhet pazar me ndihmat”

Këngëtari nga Kosova Capital T është angazhuar me ndihmat për të dëmtuarit e tërmetit.

Ai së fundmi ka publikuar një video në instagramin e tij, ku ka treguar se si po bëhet pazar me batanijet që janë për të dëmtuarit. Ai, gjithashtu dhe shumë njerëz të tjerë kanë reaguar për abuzimin rreth ndihmave për të dëmtuarit, që nuk po i marrin.

Kjo është videoja e publikuar nga vetë ai:

Po dje në mbrëmje, gazetari Blendi Fevizu ka denoncuar shitjen ndihmave që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti në Durrës. Mijëra tonelata me veshmbathje e mbuloja janë dërguar vetëm nga Kosova për në kampet në Durrës dhe në Thumanë ku njerëzit po flen në qiellin e hapur. Sipas Fevziut, ka filluar keqpërdorimi i tyre e po bëhet biznes me to. Një batanije, sipas tij, po shitet pesë mijë lekë. “Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se çdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situata. Por nuk është etike në këto moment, siç thonë korrenspodentët, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”, tha Fevziu.

Një tjetër artist i njohur, Noyzi, i cili po ndihmon banorët e prekur me ndihma dhe ushqime ka denoncuar të njëjtin fenomen. Noizy ka qënë në Durrës ditën e djeshme  ku në disa video të postuara nga ai vetë shihej duke gatuar makarona e më pas ia shpërndan banorëve.

Në një postim në Instagram Noizy shkruan se kanë filluar të vidhen ndihmat që janë vënë në dispozicion të njerëzve që janë prekun nga tërmeti. “Një sqarim: Nuk vjedh populli por organizatat. Mos të keqkuptohemi, prandaj është mirë tu jepet ndihma direkt familjeve”, shkruan reperi.

SHKARKO APP