VIDEO/ Dhurata speciale e Ramës për liderët e Samitit në Tiranë, një ”pica” me pikturë nga vetë ai

Tirana është kthyer në kryeqendër të Europës për një ditë. Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, që për herë të parë u mbajt në një vend jo pjesë e BE-së.

Kryeministri Edi Rama ka befasuar të ftuarit e tij si i zoti i shtëpisë, me disa ”pizza” me emrin Berlin Samit, që në ambalazh ka foton e tij të transformuar në kuzhinier, ndërsa brenda ka një piatancë me pikturat e vetë kryeministrit Edi Rama.

Zyrtarët janë befasuar nga kjo dhuratë, ndërkohë që nuk kanë munguar as të qeshurat. “Kam menduar për të gjithë ju nga një dhuratë të ‘çmendur’”, dëgjohet teksa sqaron Rama.

SHKARKO APP