VIDEO/ Do të shkojë në burg, Salianji përshëndet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
Politikë E Enjte, 26 Shtator 2024 15:43
Vetëm një orë e 30 minuta më parë deputetit të PD-së, Ervin Salianjit iu komunikua nga Gjykata e Apelit vendimi për të lënë në fuqi dënimin e tij me 1 vit burg, që ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Salianji e kishte ankimuar. Ervin Salianji ka parakaluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe nuk ka nguruar t’i përshëndesë edhe gazetarët e kronikës me një buzëqeshje dhe valëvitje dore.