VIDEO/ Drejtori i Policisë, Proda: Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe reformat, thelbësore për modernizimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në fjalën e tij gjatë konferencës së sotme me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme së Francës, prezantoi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve.

“Policia e Shtetit ka kaluar dhe po kalon nëpër procese reformimi me qëllim rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe besimit të publikut. Janë bërë përpjekje për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve si dhe përdorimin e teknologjisë moderne për hetim dhe kontroll në territor. Policia e Shtetit është një institucion kyç për funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Reformat e mëtejshme, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me komunitetin janë thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij institucioni”, tha Proda.

Gjatë konferencës, mbajtën fjalë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku. Nallbati prezantoi operacionet e shumta të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Boshnjaku pasqyroi transformimin e Policisë Kufitare, si dhe rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimeve kufitare. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?