Video e aktorit të Portokallisë, Rama: Çfarë ka partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të partisë demokratike, Arben Ristani mbi videon e aktorit të emisionit humoristik Portokalli, Bes Kallaku, të postuar nga kryeministri Rama në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

 “#‎VajmedetPD, po me videon e aktorit të talentuar të Portokallisë çfarë ka xhanëm partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku!..”, shkruan Kryeministri Rama në një postim të tij.

Sekretari i PD, Ristani u shpreh më herët në një deklaratë për mediat se, “presioni ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një video të aktorit të Portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve. Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e Portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?