Video e një godine 218 metra të lartë që digjet e tëra në Kinë

Një godinë shumë e lartë u dogj sot në Kinë.

Re të trasha tymi të zi dilnin jashtë strukturës, e cila është një zyrë rajonale për China Telecom. Autoritetet thanë se flakët janë shuar dhe ende nuk është raportuar për viktima.

Imazhet e postuara në mediat sociale treguan zjarrfikësit që përdorën avionë me ujë për të vënë flakët nën kontroll. Fasadë e strukturës së lartë 218 metra ishte nxirë e tëra.


Në një deklaratë të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, kompania shtetërore e telekomunikacionit China Telecom konfirmoi incidentin.

SHKARKO APP