Video editorial i ”Koha Jonë”: Në PD nuk ka qetësi!

Video editorial i ”Koha Jonë”: Në PD nuk ka qetësi!

Nga Daniel Muçaku-

Përballja mes Bashës dhe Berishës për vendimin e kryetarit të PD për ta përjashtuar nga grupi parlamentar ish-liderin historik të demokratëve po sjellë përçarje dhe fortunë në bazën demokrate. Pavarësisht se sondazhet e zhvilluara nga media serioze në Shqipëri tregojnë se mbi 70 përqind e bazës demokrate janë me Berishën në këtë sherrnajë të madhe që ka plasur në kupolën e PD-së, përsëri Basha mbetet në lojën e tij me disa deputetë që të mos e pranojë më Berishën në PD.

Pas shumë ditësh sot ka folur edhe kryetari këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Ai deri tani ka shkuar në takimet e Berishës por nuk kishte folur më zërin e tij, pavarësisht se akti tregonte se ai është me Sali Berishën.

Sot deputeti Paloka që ka rol drejtues në PD tha tekstualisht:” Unë si shumë të tjerë, as nuk e kam pritur dhe as nuk e kam menduar që mund të ndodhte! Për atë vendim unë jam informuar si të gjithë, vetëm pasi ishte bërë fakt i kryer. Nuk e prisja, sepse dhe në bisedat që kisha bërë ndërkohë me Bashën më dukej se ai ishte pozicionuar qartë dhe me bindje në kërkesën që kishte dhe Berisha për paraqitjen e provave lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Madje në një nga bisedat që kam bërë me Bashën për këtë çështje, në mos gaboj pasi ambasadorja amerikane bëri deklaratën e famshme për “barin” në derën e selisë së PD dhe Basha u vu nën sulm nga militantët vetëm pse nuk po reagonte, i kam thënë: “ Këtë çështje nuk duhet të mendojmë as ta hedhim në diskutim në forume se edhe thjesht futja në diskutim do ishte e turpshme për ne dhe poshtëruese për Berishën. Pas kësaj (kërcënimeve të ambasadores) edhe sikur Berisha të kërkojë vetë të largohet, ne do të humbisnim gjysmën e partisë sepse do na akuzonin se e shitëm dhe e vumë nën presion”. Në atë moment e shihja si të papranueshme edhe që të diskutohej  kjo çështje mes demokratëve e jo më të mendohej largimi i Berishës  dhe Basha u shpreh po aq i bindur e i vendosur sa unë në atë moment. Nuk e di se çfarë ndryshoi më pas!”.

Këto tha Edi Paloka duke shtuar se veprimi që bëri Lulzim Basha po përçan Partinë demokratike.

Por debatet kanë qenë edhe me të egra në gjirin e selisë blu mes deputetit Oerd Bylykbashi dhe kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha. Mësohet se Bylykbashi e ka akuzuar hapur Bashën se ka bërë pazar me kryeministrin Rama që PD-ja ti votojë zgjatjen e Vettingut sepse duhen edhe votat demokrate, dhe në këmbim Edi Rama do ti dhurojë në fshehtësi disa bashki në zgjedhjet e pritshme vendore.

Kjo është kundërshtuar nga Lulzim Basha duke ironizuar deputetin më korrekt që ka PD-ja, Oerd Bylykbashin. Debati mes tyre ka njohur replika dhe akuza të egra, duke mos harruar që edhe deputeti demokrat Flamur Noka është futur në duel më Bashën me akuza shumë të egra.

Flamur Noka ka qenë shumë i ashpër se sa Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi.

Kazani siç thotë Edi Rama, po zien edhe në PD këto ditë, dhe nuk dihet se kur pëlcet.

Një gjë mbetet e sigurtë deri tani se Berisha ka elektoratin demokrat me vete, kurse Lulzim Basha ka vulën e PD.

Po presim se kush e merr selinë blu, baza demokrate apo minoranca në PD e mbështetur nga kryeministri Rama.

Me një PD të shkatërruar dhe pa gjak demokrati, Edi Rama rri në pushtet edhe 20 vjet të tjera.

 

SHKARKO APP