Video editorial i “Koha Jonë”: Rilindasit, 15 vjet pa zgjedhje në PS, shqetësohen për zgjedhjet në PD

Video editorial i “Koha Jonë”: Rilindasit, 15 vjet pa zgjedhje në PS, shqetësohen për zgjedhjet në PD

EDITORIAL/ Rilindasit, 15 vjet pa zgjedhje në PS, shqetësohen për zgjedhjet në PD

Prej disa ditësh socialistët kanë lënë gjithë problemet e vendit dhe po shqetësohen për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I pari kryeministri dhe më pas ministra, deputetët dhe sekretarët e selisë rozë, po harxhojnë energji për të kritikuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partisë kundërshtare. Kur nuk e arrijnë dot këtë me statuse në Facebook, media pranë qeverinë u hyjnë teorive konspirative dhe prodhojnë lajme sensacionale mbi procesin e votimit në grup seksionet e PD në fshatrat e vendit. Qëllimi  i PS është që me anë të ironisë, sarkazmës dhe talljes cinike të nxjerrin garën brenda PD-së si një proces fals.

Është e kuptueshme për një pjesë e mediave që merren me fushatën e PD, pasi u duket me interesante gara na Macukull të Matit sesa korrupsioni te Unaza e Madhe apo tenderat e fshehtë të qeverisë. Gjithashtu, u duket më skandaloze dalja nga lista e Klevis Balliut sesa mbetja në Kryesinë e PS i Vangjush Dakos, i akuzuar për manipulim votash dhe me vizë të hequr nga Ambasada e SHBA.

Por nëse media ka axhendën e saj që përkon gjithmonë me atë të qeverisë, shqetësimi rilindasve për garën në PD është jashtë çdo zhvillimi normal politik. Shumica e deputetëve socialistë, shqetësohen për garën në PD kur vetë Partia Socialiste që prej vitit 2005 nuk ka bërë më zgjedhje. Modeli i garës në PD për përzgjedhjen e kandidatëve është një formulë e re që dy partitë e mëdha, në parim as e kanë aplikuar kurrë. Gara të tilla nuk janë perfekte dhe as sjellë demokratizimin e partive brenda natës. Megjithatë sado problematike të jenë këto procese, sjellin një ndryshim dhe i japin vlerë anëtarësisë. Edhe nëse nuk bien dakord me qëndrimet e kryetarit, të paktën kanë mundi të përzgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë në nivel lokal dhe qendror.

A ka të meta një proces i tillë, sigurisht që po. Por kritikat duhen bërë nga një parti që moralisht duhet të jetë shumë përpara se kundërshtari. PS-ja e dikurshme mburrjen me demokracinë e saj të brendshme dhe bënte kontrast të madh me PD. Po sot, partia e Edi Ramës çfarë avantazhi ka më shumë sesa partitë e tjera? Kur rilindasit flasin për garën në PD, si ka mundësi që harrojnë se prej vitesh nuk po zgjidhet më askush në partinë e tyre? Që pas vitit 2005 kur drejtimin e saj e mori Edi Rama në PS nuk ka zgjedhje. Kryetari, kryesia, krerët e degëve dhe gjithë struktura politike janë njerëz të emëruar. Filtri i vetëm i kalimit në drejtimin e partisë është marrëdhënia me kryetarin dhe ata që rrinë afër tij.

Është gati qesharake dhe fyese për socialistët, kur kryeministri dhe deputetë të tjerë pa memorie politike qajnë hallin e përjashtimeve nga PD me anë të zgjedhjeve. Si ka mundësi që këta që sot qajnë hallin e PD nuk hapën gojën kurrë kur nga Partia Socialiste përjashtohej bën Blushi, Arta Dade, Arben Malaj, Marko Bello dhe shumë e shumë të tjerë. Këta që ankohen demokracinë  e brendshme dhe sherret në PD, si ka mundësi që heshtën si skutha kur Ben Blushi kërcënohej para tyre në takimet e Ramës në Elbasan dhe qytete të tjera.

Socialistët kanë lënë këto ditë punët e qeverisë dhe detyrat e shumta që u ka ngarkuar Edi Rama dhe po vajtojnë për fatin e Partisë Demokratike. Janë të njëjtat që pak ditë më parë Edi Rama i mblodhi në asamble për votuar kryesinë dhe i nxori jashtë pa u dhënë as të drejtën e fjalës. Kanë 15 vite që nuk bëjnë zgjedhje në parti dhe nuk duan të bëjnë as zgjedhje politike për shqiptarët sipas Kushtetutës, por kanë guximin të tallen me të gjithë dhe të shqetësohen për votimet e brendshme të PD.

SHKARKO APP