Video editorial i ”Koha Jonë”: Sali Berisha korri atë që mbolli!
Video editorial i ”Koha Jonë”: Sali Berisha korri atë që mbolli!
Berisha korri atë që mbolli !
Nga Daniel Muçaku-
Ajo çfarë po i ndodh ish-liderit të PD, Sali Berisha është e pa dëgjuar.
“Djali “ i tij politik Lulzim Basha e vrau mu në mes oborrit të selisë blu në Tiranë.
Ish-kryeministri demokrat Berisha duhej që në vitin 2013 të ishte larguar njëherë e mirë nga politika dhe tani do ishte një Njeri i Lirë ku mund të jepte ndonjë mendim që do vlente me shumë se sa kjo që po bën tani në këtë moshë të vjetër, ku i duhet të luftojë kundër atij që i fali partinë dhe krejt pushtetin në PD; i duhet të mbrohet nga Amerikanët të cilët nuk e falin më edhe sikur të falet në xhami apo lutet në Kishë!
Berisha ka tani pas vetes edhe SPAK-un sepse burime shumë të rezervuara thonë nën zë se po hetohet me intensitet për ta kopsitur dosjen e tij pasi nuk ka forcë politike e cila mund ta mbrojë më apo të bëjë protesta nëse arrestohet.
Sali Berisha ka bërë Epokë në këtë vend; ka bërë të mira dhe të këqija këtij populli, por që të vinte puna ta vriste ai që i fali gjithcka, pra që Lulzim Basha ta groposte, kjo nuk i kishte shkuar në mendje askujt!
Lulzim Basha kreu një akt të fortë, më i forti në jetën e tij. Që të jemi të saktë asnjë tjetër nuk e ka bërë këtëe që bëri Basha.
Ishte Edi Rama që ia mori PS-në, Fatos Nanos. E fitoi vetë në Kongres. Dhe me pas ish-liderin e PS, e ka takuar, bile në një farë mënyre edhe e ka mbrojtur nga çdo akuzë.
Ndonëse Nano nuk e donte Ramën, prapë se prapë Edi Rama nuk e ka shitur apo vrarë ish-liderin. Edhe Nanon mund ta merrte SPAK-u , por PS-ja e mbron që të mos e hedhin në kopshtin e ujqerve!
Ndërsa Basha e qëlloi mu në ballë e mu në mes të PD-së!
Tani Berisha ka filluar lëvizjen për të marrë PD-në, parti të cilën e dhuroi te Basha duke larguar të gjithë të tjerët që ishin drejtues e bashkëluftetar të tij.
Berisha e meriton këtë që i ndodhi për faktin se heshti e nuk tha asnjë fjalë, kur Lulzim Basha përjashtoi nga PD-ja, Jozefina Topallin, Ridvan Boden, Astrit Patozin, Arben Imamin, etj, të cilët ishin luftetarë të përhershëm për PD dhe Berishën.
Berisha heshti kur Basha bëri pazarin me Edi Ramen në maj 2017 dhe ku pjesë e strategjisë së tyre ishte edhe shkaterrimi i LSI dhe Ilir Metës.
Berisha heshti kur Basha dogji mandatet dhe nuk hyri në zgjedhjet lokale, pasi ishte, siç thotë tani vetë Berisha, pjesë e planit Rama-Basha që të bashkëqeverisnin.
Berisha heshti kur humbi zgjedhjet me 25 prill.
Berisha shkoi në Kuvendin e fundit të PD dhe nuk sulmoi rrugen që po ndiqte Basha dhe ta shkarkonte në kongres, por ndoqi udhën e heshtjes.
Tani Berisha u përjashtua nga djali i tij politik!
As nuk e arrestuan, as nuk e përndoqen, as nuk e shau Rama. Por nxorën që ta vriste politikisht, pikërisht ai që nuk e mendonte Berisha.
I nxorën Lulzim Bashën!
Dhe Luli e vrau!
I mori PD dhe hodhi në koshin e plehrave krejt kontributin e Saliut në këto 30 vite.
Kjo është vrasje më e keqe se sa plumbi në ballë!