VIDEO emocionuese. Marshimi i Revoltës. Studentët vijnë në këmbë nga Lezha në Tiranë
Një grup me studentë dhe gjimnazistë janë nisur nga Miloti drejt Tiranës në këmbë. Kjo është mënyra që ata kanë zgjedhur për t’u solidarizuar me studentët në Tiranë.
Ndonëse jashtë bie shi dhe mbizotëron një mot tepër i keq, studentët duken të vendosur për të ardhur drejt Tiranës në ditën e dhjetë të protestave. Numri i studentëve është rritur gjatë marshimit. Janë të shumtë ata që u janë bashkuar dhe pritet të vijnë në Tiranë.
Pamjet më poshtë tregojnë momente nga marshimi.