Video epike. Qytetari tregon në mënyrë origjinale se ku ka përfunduar vota e tij
Ndërsa vijon procesi elektoral i zgjedhjeve njëpartiake shumë prej qytetarëve kanë bojkotuar në forma të ndryshme këtë proces farsë.
Një pjesë e mirë kanë protestuar tek qendrat e votimeve në zonat përkatëse, disa të tjerërë, të detyruar për të votuar nën presion se do të shkarkohen nga puna, e kanë shfaqur revoltën duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit, ndërsa shumë foto qarkullojnë në mediat online, ku mbi to shkruhet “Rama ik” apo “Zgjedhje moniste”.
Ndërsa një qytetar tjetër shkodran ka zgjedhur një formë krejt të veçantë ironike e tallje. Ai ka gjetur dy “kuti votimi”, ku duket tualeti, duke ironizuar kështu votimet njëpartiake të 30 qershorit.
Video e mëposhtme e këtij qytetari po bën xhiron e rrjeteve sociale.