VIDEO/ Erion Braçe flet i revoltuar në Divjakë: Veç për lekë, po vendosin tra në hyrje të Parkut

I kthyer në opozitarin e vërtetë kundër keq funksionimit të gjërave në Divjakë, deputeti socialist Erion Braçe, denoncon këtë pasdite vendosjen e traut në hyrje të Parkut të Divjakës dhe bërjen me pagesë për turistët dhe vizitorët. Ai thotë se dhe çiftet e reja që bënin setin e dasmës në molin e famshëm të Divjakës, tashmë duhet të paguajnë.

“Tra në hyrje të Parkut të Divjakës! Për të mbledhur lekë, lekë! Në këtë vend gjithnjë e më shumë nuk të lënë të merresh me punë; Duhet të merresh me lajthitje! Urdhëroni, shihni e degjoni”, shkruan Braçe dhe ndan videon e mëposhtme.

Po ashtu ai thotë se ka pyetur dhe punonjësit që po vendosin traun në hyrje të Parkut, por ata kanë thënë se nuk janë të informuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?