VIDEO/ Gazetarja ulet në gjunjë për ta intervistuar, Rama me batutë: Çunat duhen çuar në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Por më parë pati një deklaratë për mediat, aty ku edhe ndodhi diçka e pazakontë. Gazetarja nga ”Klan Kosova” për shkak të hapësirës së kufizuar, ishte ulur në gjunjë për të bërë pyetjen, çka ka sjellë edhe një shkëmbim fjalësh me kryeministrin në mënyrë krejtësisht miqësore dhe me humor.

Replikat

Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ka shumë telash, se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja: Ama fuqia është te zëri, zoti Rama, jo te gjatësia.

Rama: Jo, nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë, megjithatë, cila ishte pyetja?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?