VIDEO/ Gjergj Luca në një rrëfim ekselent për politikën dhe rininë

Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka treguar se mbetet njeriu që flet troç, pa ndrojtje dhe frikë. Këtë herë ai ka folur në Elbasan për politikën dhe rininë. Në fjalën e tij, biznesmeni-artist, Gjergj Luca thotë se pushteti lokal është më i rëndësishëm sesa ai qëndror dhe duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës.

”Heronjtë që kanë bërë ligjin në këtë vend, pas viteve 90, janë fallco, janë rrenë sepse në vitin ’90, partia që  duhet të luftonte komunizmin, ishte parti më e egër komuniste sesa Partia e Punës. Dhe i gjithë ky rrugëtim 30 vjeçar, me djegien e Shqipërisë deri tek kjo krizë që ka e djathta, e djathta ime, tregon se ajo ka qenë një vezë e prishur që në fillim”,-thotë ndër të tjera Luca, teksa i drejtohet të rinjëve.

Luca iu drejtua të rinjve se duhet të jenë mbi partitë, te jenë kurajozë dhe punëdashës.

Për më tepër, ndiqni rrëfimin ekselent nga Luca

SHKARKO APP