VIDEO/ Hapet rruga Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, Rama: Shkurton me 21 minuta udhëtimin drejt Bulqizës

Këtë të mërkurë është hapur për qarkullim rruga Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, duke shënuar realizimin e një prej segmenteve rrugore, pjesë të Rrugës së Arbrit, më strategjike për zhvillimin e kësaj zone, e cila shkurton me 21 minuta udhëtimin Tiranë- Bulqizë, si dhe ofron një tjetër spektakël të natyrës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku vizituan rrugën e re, e më pas përshkuan tunelin për të dalë në zonën e Bulqizës.

“Hapet edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale e sigurinë rrugore”, u shpreh Rama.

Po ashtu Rama vuri në dukje se tashmë rruga Tiranë- Bulqizë dhe anasjelltas përshkohet për 55 minuta ose 21 minuta më pak. Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve optimale dhe investimi parashikon edhe mbjelljen e pemëve në të dy anët e rrugës.

SHKARKO APP